7 mënyra për t’u dukur e bukur pa make up






Nëse deri tani kemi menduar që mundësitë për t’u dukur më e bukur qëndrojnë në kutinë e grimit, është koha të dalim jashtë saj sepse të gjitha ndjejmë kënaqësi kur, edhe pa grim, na pëlqen vetja. Sigurisht jo të gjithë lindin të bukur, por kushdo mund të përmirësohet. Estetistët japin disa këshilla të thjeshta që mund të bëjnë të dukesh më e bukur edhe pa grim
Laje fytyrën çdo mëngjes dhe ccdo mbrëmje
Ky është një kusht. Duket si diçka e gjithëditur, por disa nga ne e neglizhojnë. Pastrimi i fytyrës çdo mëngjes dhe mbrëmje është shumë i rëndësishëm për  të penguar zhvillimin e akneve dhe për ta bërë lëkurën të duket më e shkëlqyeshme.
Përdor një pastrues delikat
Një pastrues i ashpër dëmton qelizat e lëkurës dhe e bën atë të duket e ashpër dhe e thatë, që na detyron pastaj të përdorim make up, prandaj duhet ta lajmë fytyrën me një pastrues delikat.  Gjeni një pastrues hipoalergjik, por sigurohuni që edhe të përputhet me llojin tuaj të lëkurës. Është një nga garantuesit e pamjes së mirë.
Përdor hidratuesin e duhur
Hidratuesit janë të domosdoshëm, por shumë hidratues kur nuk zgjidhen të përshtatshëm, e bëjnë lëkurën e yndyrshme. Nuk është e lehtë të zgjedhësh hidratuesin e përshtatshëm, por është thelbësore. Zgjidhe me SPF 30 për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme.
Përdor vazelinë në vend të maskarës
E dimë që tingëllon e ccuditshme, por të përdorësh vazelinë  në vend të maskarës është një mënyrë e provuar për t’u dukur më e bukur nëse nuk ke make up. Thjesht përhap pak vazelinë pa vendosur maskarë. Qerpikët do të shkëlqejnë në një mënyrë shumë natyrale. Vazelina është edhe shumë delikate.
Përdor vaj kokosi në vend të balsamëve të blerë në buzëve
Vajin e kokosit mund ta përdorësh për të hequr make up-in, por mund edhe si balsam buzësh. Shumë nga balsamët që shiten në dyqane përmbajnë kimikate që mund t’i thajnë buzët dhe t’I bëjnë të duken të zbehta. Vetëm pak vaj kokosi do i mbante ato të hidratuara dhe do zbuste pjesët e dëmtuara. Pse të mos u japësh buzëve një shkëlqim të freskët dhe të shëndetshëm me vaj kokosi?
Mos i hollo shumë vetullat
Sigurisht,  duhet t’i mbash vetullat nën kontroll, por mos i hollo më shumë sesa duhet. Duhet të heqësh vetëm fijet që kanë dalë nga konturi natyral, pa ndërhyrë në formën e vetullës. Edhe nëse ke vetulla të plota, nuk duhet t’i heqësh shumë, thjesht rregulloji dhe mos i ndrysho plotësisht  .
Ushqehu shëndetshëm
Kur ke lëkurë të shëndetshme, dukesh më bukur. Ushqimet e përhershme luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës prandaj duhet të kesh një dietë të shëndetshme. Mbi të gjitha, fut sa më shumë fruta dhe perime në dietën ditore. Janë edhe një kategori ushqimesh dhe përbërësish që e bëjnë lëkurën të lëmuar e të shndritshme nëse i konsumon rregullisht. Ushqyerja e duhur është një nga këshillat kryesore që mund të ndiqet nëse do të dukesh më e bukur pa u grimuar.


Post a Comment

0 Comments