E njihni vërtet trupin tuaj? Ja 5 sinjalet që ju njoftojnë t’i vini veshin trupit tuaj:
Trupi i njeriut është një nga makineritë më të ndërlikuara në botë i cili na dërgon vazhdimisht informacione rreth vështirësive që has. Por për mungesë kohe dhe ditë të mbushura plot kemi harruar ta dëgjojmë. Në këtë mënyrë priremi të injorojmë sinjale të rëndësishme që trupi na dërgon.
Por cilat janë kërkesat më të zakonshme për ndihmë që na dërgon trupi jonë? Më poshtë do të lexoni 5 mesazhet më të rëndësishme të cilave duhet t’u përgjigjeni sa më parë.
Rrathë të zinj poshtë syve
Rrathët e zinj poshtë syve janë simptoma kryesore e faktit që nuk flini mjaftueshëm gjumë. Është e rëndësishme të flini të paktën 8 orë çdo natë dhe mbi të gjitha të flini mirë. Mësoni rregullat e higjenës së gjumit në mënyrë që në mëngjes të zgjoheni i freskët, i çlodhur dhe pa rrathë të zinj poshtë syve!
Gjendje sikleti pas vakteve
Ankoheni shpesh për fryrje, dhimbje koke, acarim lëkure, probleme me barkun dhe lodhje, veçanërisht pas vakteve? Sigurisht që alarmi vjen nga stomaku dhe zorrët. Mund të kemi të bëjmë me periudha stresi, nevojë për të ngrënë më mirë dhe për të pirë më shumë ujë, ose siç ndodh shpesh, alergji ose intoleranca ushqimore të pazbuluara ndonjëherë.
Atëherë është thelbësore të gjeni kohën për të kryer të gjitha kontrollet e nevojshme në mënyrë që të merrni masat për zgjidhur problemin.
Spazma të qepallave të syve
Ju ka ndodhur ndonjëherë ta ndjeni syrin që “rreh”? Shprehja e saktë është spazëm e qepallës së syrit dhe mund të shkaktohet nga një periudhë e fortë stresi që mund të jeni duke kaluar por edhe nga një lodhje e tepruar e syve. Nëse ky është rasti, provoni t’i njomni ato duke vendosur tamponë pambuku të lagur me ujë të ftohtë si dhe përdorni ilac specifik me pika për syrin.
Lodhje pasditeje dhe nevojë për ushqime “fast food”
Nëse edhe për ju pasditja sjell gjumë, lodhje dhe dëshirë për të ngrënë ushqime të pashëndetshme, duhet të kuptoni që trupi dhe truri po ju kërkojnë karburant pasi i keni konsumuar të gjitha rezervat. Rishikoni dietën tuaj pasi me siguri nuk po konsumoni ushqimet që ju nevojiten ose nuk po hani mjaftueshëm.
Ndryshime të papritura të humorit
Dëshira për të bërtitur apo qarë pa arsye ose ndryshimi i vazhdueshëm i humorit në mënyrë të papritur: nëse ndiheni kështu mund të jetë faji i çrregullimeve hormonale ashtu si edhe mund të jetë një SOS që vjen nga truri për t’ju paralajmëruar se keni grumbulluar shumë emocione të forta.
Të flisni me veten në mënyrë të hapur dhe të sinqertë është shumë e rëndësishme: fshehja e emocioneve apo frikave të ndryshme në një qoshe të mendjes tuaj nuk do t’i bëjë ato të zhduken dhe herët a vonë, ato do të shfaqen sërish. Përballuni me situatat që po ju ndodhin në mënyrë të sinqertë dhe pa e gjykuar rreptësisht veten. Të gabosh është njerëzore, e rëndësishme është të kuptoni që keni gabuar. / @ShendetGatimeBukuri
0 Comments