Sulmet e panikut janë shpërthime të papritura e të forta të frikës, panikut ose ankthit.
Simptoma e parë që shumica e njerëzve paraqesin gjatë një sulmi paniku është vështirësi në frymëmarrje. Kjo tablo mund të shoqërohet dhe me rrahje të shpeshta të zemrës, djersitje ,të dridhura apo dhe ndjesinë e shkëputjes nga realiteti. Shumë njerëz në fakt mendojnë që po përjetojnë një sulm në zemër për shkak të dhimbjes së gjoksit apo vështirësisë në frymëmarrje.
Një metode mjaft efektive që do t'ju ndihmonte gjatë këtij momenti është marrja frymë në një qese kartoni.
Gjate një sulmi paniku, frymëmarrja juaj fillon të shpeshtohet duke krijuar atë që quhet Sindromi i Hiperventilimit.
Në këtë rast niveli i dioksidit të karbonit (CO2) në trup bie duke prishur kështu balancen e O2 dhe CO2.
Qesja e kartonit ndihmon pikërisht në balancimin e këtyre vlerave duke rregulluar kështu edhe frymëmarrjen tonë dhe duke na ndihmuar të qetësohemi.
Kujdes: Kjo procedurë duhet të kryhet vetëm në rastet kur mendojmë që kemi një sulm paniku, personat që kanë probleme reale kardiake nuk duhet ta kryejnë këtë procedurë.
0 Comments