Çfarë duhet të dini për koronavirusin?


Çfarë është koronavirusi?
Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).
Çfarë është një koronavirus i ri?
Në 31 dhjetor 2019, pati disa raste me pneumoni në Wuhan, provinca Hubei, Kinë ku shumica e tyre raportonin ekspozim në një treg të madh të produkteve të detit ku shiteshin shumë lloje të kafshëve të gjalla. Të dhënat paraprake tregojnë se 2019 – nCoV ka homologji për disa amino acide me SARS – CoV dhe mund të përdorë si receptor ACE2. Që prej 11 shkurt 2020 sëmundja e shkaktuar nga ky virus u quajt COVID-19 (CO- lidhet me Koronavirus; VI- lidhet me virusin; D-lidhet me sëmundjen (Disease) dhe ’19 lidhet me vitin) ndersa virusi u emertuar SARS-CoV-2.
Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?
Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.
Çfarë duhet të bëj për t’u mbrojtur?
Rekomandimet standarde për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh përfshijnë: ruajtjen e higjienës së duarve dhe të frymëmarrjes, praktikat e higjienës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.
Koronavirusi prek vetëm të moshuarit apo edhe më të rinjtë?
Prek personat e cdo moshe. Personat e moshuar apo ata me sëmundje kronike, konsiderohen më të brishtë. Për cilindo këshillohet mbrojtja nëpërmjet kujdesit për higjenën e duarve dhe atë respiratore(tështitja apo kollitja mbi një kartëpecetë dhe hedhja e saj në një kosh të mbyllur)
A mund të jenë antibiotikët të dobishëm në parandalimin e infeksionit të ri të Koronavirusit?
JO, antibiotikët nuk janë efektivë kundër viruseve, por funksionojnë vetëm kundër infeksioneve bakteriale. Sidoqoftë, nëse shtroheni në spital mund t'ju jepen antibiotikë në mënyrë që të parandalohen infeksionet të shkaktuara nga bakteret.
Kur duhet vendosur maska?
Maska nuk është e nevojshme për popullaten e gjerë e cila nuk ka simptoma të sëmundjeve respiratore.
Përdorni maskën nëse:
Nëse keni simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollē dhe vështirësi në frymëmarrje
Nëse keni kontakt me personat me simptoma të sëmundjeve respiratore
Nëse jeni personel shëndetësor në shërbim të personave me sëmundje respiratore
A mund të përhapet Koronavirusi nga kafshët shtëpiake?
Nuk ka prova për infektimin e kafshëve shtëpiake. Gjithsesi është e mundur këshillohet gjithmonë larja e duarve me ujë e sapun pas prekjes së kafshëve. Kjo mbron nga baktere të përbashkëta.
A është e sigurt marrja e pakove nga Kina apo vende të tjera në të cilat është identifikuar virusi?
Po, është e sigurt. OBSH-ja ka deklaruar, që njerëzit qe marrin pako nuk janë të rrezikuar të preken nga koronavirusi i ri, i cili nuk mund të mbijetojë gjatë mbi sipërfaqe.
A kanë gratë shtatzëna ndonjë rrezik më të lartë për të zhvilluar forma të rënda të COVID-19?
Nuk ka të dhëna shkencore mbi ndjeshmërinë e grave shtatzëna ndaj virusit. Shtatzënia përfshin ndryshime në sistemin imunitar që mund të rrisin rrezikun e marrjes së infeksioneve virale të frymëmarrjes, përfshirë edhe ato nga Koronaviruset. Përveç kësaj, gratë shtatzëna mund të tregojnë një rrezik të rritur të zhvillimit të një forme të rëndë të infeksioneve virale të frymëmarrjes.
Gjithsesi, lidhur me transmetimin e COVID-19 edhe për gratë shtatzëna, rekomandohet të ndërmarrin veprime normale parandaluese për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, siç është larja e duarve shpesh dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë.
A është e efektshme veshja e dorezave të gomës, ndërsa jeni në mjedise të jashtme ,në parandalimin e infektimit me Koronavirus?
Jo. Larja e duarve tuaja rregullisht ofron më tepër mbrojtje ndaj infektimit me COVID-19 sesa veshja e dorezave të gomës.
Kur keni të veshur doreza gome, ju sërish mund të kontaminoheni nga Covid-19. Nëse ju më pas me dorezat e kontaminuara, prekni fytyrën tuaj, ndotja shkon nga doreza në fytyrë dhe mund t’ju infektoje...
Mos kini frikë të flisni për koronavirusin.
Shumica e fëmijëve do të kenë dëgjuar për virusin ose kanë parë njerëzit që mbajnë maska. Kjo është mundësia juaj për t'i mbajtur ata të informuar.
Qëndroni aktiv në shtëpi këto ditë karantine.
Gjatë qëndrimit në shtëpi këto ditë karantine OBSH rekomandon që të gjithë të rriturit e shëndetshëm të bëjnë 30 minuta cdo ditë aktivitet fizik, ndërsa fëmijët të jenë të paktën 1 orë në ditë aktiv. Kontrolloni rregullisht pozicionin e trupit kur qëndroni ulur duke punuar me kompjuter nga shtëpia apo kur jeni duke parë televizor në divan. Herë pas here çohuni dhe vini trupin në lëvizje.
/ @ShendetGatimeBukuri

Post a Comment

0 Comments