Kanella: benefitet dobësuese dhe përdorimi në kuzhinë




Kanella është një erëz që shumë njerëz e përdorin për aromë në pjata të ndryshme dhe për t’i dhënë një shije të veçantë ushqimeve. Por ajo që ndoshta shumica e njerëzve nuk janë në dijeni është se kanella ndihmon për t’u dobësuar dhe ka benefite të shkëlqyera për shëndetin.

Kanella është një erëz me origjinë aziatike dhe e ka prejardhjen nga ishulli i Cejlonit, e njohur sot si Sri Lanka. I përket familjes së bimeve “Lauraceae” dhe emri zyrtar i saj është “cinnamon zeylancun”. Pjesa e brendshme e saj është pjesa e ngrënshme dhe mund të gjendet në shitje në formën e shkopave të vegjël ose pluhurit.

Përdoret në kuzhinë për t’i dhënë shije pjatave të ëmbla dhe të kripura por shpesh përdoret edhe në fusha të tjera falë veçorive të saj terapeutike dhe benefiteve të shkëlqyera që mbart.

Në fakt kanella zotëron veti medicinale dhe i bën mirë organizmit. Bëhet fjalë për një erëz që vepron si antiseptik, lufton bakteret dhe vepron edhe si dezinfektues. Është gjithashtu e dobishme për luftimin e infeksioneve të fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes si dhe është ilaç për erën e keqe të gojës. Në rastin e plagëve apo gërvishtjeve, mjafton lyerja me një sasi të vogël kanelle për të ndjerë lehtësim të menjëhershëm.

Bazuar në disa studime dhe kërkime shkencore, kanella ndihmon në uljen dhe kontrollin e nivelit të glicemisë në gjak, duke ulur nivelet e saj në diabetin e tipit 2. Përveç këtyre vetive, kanella është e pasur me shumë vitamina, si vitamina C, E dhe K si dhe ka kripëra minerale përfshirë këtu magnezin, kalciumin, hekurin, potasin, selenin dhe zinkun.

Kanella: benefitet dobësuese

Përveç karakteristikave të mësipërme, kjo erëz është fantastike për të rënë në peshë, pasi ofron avantazhe të shkëlqyera dobësuese: ka shumë pak yndyrna dhe vetëm 247 kalori për 100 gram.

Mund të ndihmojë në dobësim nëse shoqërohet me një dietë të varfër në karbohidrate dhe me aktivitet të rregullt fizik pasi favorizon një funksionim të rregullt të metabolizmit.

Ul nivelet e glicemisë dhe përmirëson përthithjen e sheqernave në gjak. Ndihmon në humbjen e peshës dhe ka veti termogjenike, pra rrit temperaturën e trupit dhe djeg yndyrnat e tepërta.

Zakonisht ndodh që me dieta të ndryshme të dorëzohesh ndaj urisë dhe të ngacmosh ndonjë ushqim të pashëndetshëm gjatë ditës. Ndërkohë kjo nuk ndodh me kanellën pasi të bën të ndihesh i ngopur dhe mbi të gjitha është e shijshme. Këshillohet konsumimi i një luge kafeje kanellë në ditë për të marrë përfitimet më të mira të saj.

Post a Comment

0 Comments