Rritje e numrit të tumorëve mes fëmijëve dhe të rinjve
Një studim i Institutit Italian të Shëndetësisë i publikuar qershorin e 2018 ka zbuluar se fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë në një ambient të ndotur kanë një probabilitet 9% më të lartë për t’u prekur nga tumori në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre. Të rinjtë nën moshën 24 vjeç, të cilët banojnë në zona të ndotura, sëmuren më shumë me leuçemi (66%) dhe linfoma (50%). Gjithashtu shtohen me 36% edhe tumoret në testikuj si dhe me 62% sarkomat, të konsideruara patologji nga ekspozimi ndaj dioksinave.
Rritje e numrit të shtrimeve në spital për patologji të tjera
Minorenët që jetojnë në zonat më të ndotura të vendit përfundojnë shpesh në spital për patologji të tjera. Sipas Dr. Ivano Iavarone, studiues në Institutin Italian të Shëndetësisë, ka patur 6-8% më shumë shtrime në spital të fëmijëve apo adoleshentëve për sëmundje të ndryshme në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë në zona jo të ndotura.
Lindjet e parakohshme
Të dhënat e mbledhura nga Federata Ndërkombëtarë e Mjekëve Obstetër-Gjinekologë kanë treguar sesi prania e metaleve të rënda në placentë për shkak të ndotjes së ambientit ka sjellë një rritje të numrit të vdekjeve të fetusit, lindje të parakohshme dhe lindje të foshnjeve nën peshë.
Sëmundjet kardiovaskulare dhe infarktet
Sëmundjet kardiovaskulare dhe infarktet janë shkaku më i zakonshëm i vdekjeve të parakohshme që i atribuohen ndotjes së ajrit dhe janë përgjegjëse për 80% të rasteve.
Sëmundjet e mushkërive
Ekspozimi me kohë të gjatë ndaj ndotësve atmosferikë mund të shtojë infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, të ndikojë negativisht në shfaqjen e astmës dhe të rrisë rrezikun e kancerit në mushkëri.
0 Comments