Shurup xhinxheri dhe mente
Shurupi i xhinxherit dhe mentes mund të ndihmojë në lehtësimin e grricjes së fyti që shkakton kollitjen. Për ta përgatitur mjafton të shtoni disa rrënjë xhinxheri (3 lugë çaji) dhe pak mente pluhur (1 lugë çaji) si dhe 4 gota ujë. Të përziera të gjitha bashkë të vihen në zjarr dhe të lihen në zierje deri sa uji të përgjysmohet. Në këtë pikë, mund të shtoni një lugë mjalt, përziejeni dhe shurupi është gati!
Çaj trumze
Trumza ndihmon në qetësimin e muskujve të lidhur më trakenë dhe bronket; veç kësaj ka edhe veçori antimikrobike. Për të përgatitur një çaj kundër kollës së thatë është e mjaftueshme të shtypni dy lugë trumzë të thatë, të shtoni një gotë ujë të valuar dhe ta lini për rreth 10-15 minuta. Përgatitja mund të pihet 2 ose 3 herë gjatë ditës në bazë të nevojës, duke e aromatizuar sipas dëshirës me limon ose mjalt.
Mjalti
Përveç veçorive të tij antibakteriale, mjalti lehtëson irritimin e mukozave të fytit duke i veshur me një shtresë të butë. Për të mbajtur nën kontroll kollën, nevojiten 1-3 lugë në ditë; nëse kolla shqetëson gjumin, luga e fundit mund të merret para fjetjes.
Gargar me ujë dhe kripë
Gargari me ujë dhe kripë ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe zvogëlon shqetësimet e shkaktuara nga kolla duke tërhequr ujë nga indet drejt pjesës së jashtme. Për ta përgatitur mjafton të përzieni një gotë ujë të ngrohtë me një lugë kripë deri në tretjen e kësaj të fundit. Janë të mjaftueshme disa gargare 15 sekondëshe, në fund të secilit, uji duhet pështyrë dhe veprimi duhet përsëritur deri në mbarimin e përbërjes.
Aparati i lagështirës
Për të luftuar thatësirën që mund të shkaktojë kolla, është e nevojshme që ambienti ku kalohen ditët të ketë nivelin e duhur të lagështirës. Për të rritur benefitet, mund të shtohet tek uji disa pika vaji eukalipti.
0 Comments